Edhe sot ka vazhduar në seancë private dëshmia e dëshmitares së parë, të mbrojtur, në Gjykatën Speciale në rastin kundër krerëve të UÇK-së. Ajo iu ka përgjigjur pyetjeve të avokatëve të ish-kryetarit, Hashim Thaçi. Seanca ka filluar me një kërkesë nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq për t’i dorëzuar një provë materiale prokurorisë. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III e ka pyetur prokurorinë nëse kanë ndonjë kundërshtim për këtë dhe njëri nga prokurorët ka thënë: “jo”. Më pas, asistentët janë urdhëruar që ta sjellin në sallën e gjyqit dëshmitaren. Seanca ka vazhduar kundër-pyetjet nga avokati i Hashim Thaçit, por me të filluar ajo është mbyllur për publikun.
