Në Polac ka nisur realizimi i projektit të trajtimit të ujërave të zeza

Në Polac të komunës së Skenderajt ka nisur realizimi i projektit të ri, për ndërtimin e sistemit të trajtimit të ujërave të zeza, nga Lagja Aliuka e që do të vijojë trajtimin edhe në lagjet tjera të fshatit. Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ka dal kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili shoqërohej nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Driton Mulaj dhe asamblistja Liridona Koci. Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e sistemit të kanalizimit për lagjet e fshatit Polac, një nga premtimet e Qeverisjes Nura, për përmbushje të kërkesave të banorëve të Polacit.

May be an image of 3 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …