Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, në 24-vjetorin e përjetësimit, përkujtuan dëshmorët Reshat Zeka, Sadki Sylejmani, Bekim Ahmeti e Namik Zeka nga Pataqani i Ulët. Gjithashtu, përkujtuan 3 qytetarët e paarmatosur që u vranë nga forcat serbe në vitin 1998: Shemsie Hotin e Sutki Hotin nga ky fshat dhe Ferat Dakën nga Rahoveci. “Do t’i nderojmë për jetë e mot të gjithë të rënët dhe do të jemi të pandalshëm e të pakursyer në përpjekjet tona, që drejtësia të vihet në vend për të qetësuar dhimbjet e thella të familjarëve dhe popullit tonë.”- u shpreh kryetari Latifi. Në këtë datë u kremtua edhe dita e shkollës “Dëshmorët e Lirisë”.