Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka radhitur Shqipërinë dhe Kosovën si shtetet më të varfra të Evropës në vitin 2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka radhitur Shqipërinë dhe Kosovën  si shtetet më të varfra të Evropës në vitin 2023, duke bazuar në të ardhurat për një person, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse, një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi. Sipas të dhënave të përditësuara të FMN-së në Pasqyrën Ekonomike Globale 2023, dhe të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria renditet e parafundit në Europë me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë. Pas Shqipërisë renditet Kosova, që e ka këtë tregues akoma dhe më të ulët, në 15 mijë e 6 qind dollarë. Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë pak më të larta se Shqipëria, në 19.6 mijë dollarë, Maqedonia e Veriut 21 mijë, Serbia me 25  mijë dhe në krye të rajonit vijon të qëndrojë Mali i Zi, me 27 mijë dollarë . Mesatarja e Europës është gati 50 mijë, ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse gati sa gjysma e Europës Lindore.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …