Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e qëndrimit të tij në Republikën e Sllovenisë, është pritur nga homologu i tij slloven, Borut Pahor. Me këtë rast, kreut të shtetit të Kosovës iu rezervua një pritje e veçantë nga Garda e Nderit të Sllovenisë. Në këtë takim, kryetari Thaçi theksoi se Kosova, pas konsolidimit të saj në planin politik, vëmendjen tani e ka kthyer drejt zhvillimit ekonomik. Ai nënvizoi se Sllovenia ka qenë gjithmonë përkrahëse dhe mike e Kosovës, gjë që sipas tij, e dëshmon nënshkrimi i njëmbëdhjetë marrëveshjeve për bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor. Kryetari Thaçi poashtu përmendi se Kosova mbetet lidere në rajon sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Të dy kryetarët u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Poashtu gjatë ditës, kryetari Thaçi është takuar me kryeministrin slloven, Miro Cerar si dhe nga kryebashkiaku i Lubjanës, Zoran Jankoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …