PDK: Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm në detyrë Kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, sot, në konferencë për media, ka zbuluar se emërimi i Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçi, është në bërë në mënyrë të kundërligjshme. Ai ka thënë se  kemi të bëjmë me një shkelje flagrante dhe të hapur të ligjit dhe vendimeve të gjykatave të Kosovës nga ana e Qeverisë Kurti. Fakti se Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës është emëruar në mënyrë të paligjshme e kishte konstatuar edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes raportet të Monitorimit të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave. Përkundër këtij vendimi të Këshillit, Qeveria ka vazhduar të mos e largoj nga detyra Kryeinspektorin Nikçi, duke ju drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë.  Edhe në Gjykatën Themelore, Qeveria e ka humbur rastin, pasi gjykata ka refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Këshillit. Imagjinojeni, një person është emëruar dhe mbahet në detyrë në mënyrë të paligjshme në një organ që supozohet të mbrojë të drejtat e punëtorëve.  Askund nuk ka ndodhur që Qeveria e një vendi ta bëjë zakon shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve gjyqësore të vendit, siç po e bën Qeveria Kurti. Partia Demokratike e denoncon këtë si një rast të paprecedent të shkeljes së qëllimshme të ligjit dhe vendimet të gjykatave, dhe fton prokurorinë e shteti të që të marrë të gjitha veprimet e nevojshme ndaj personave që nuk i kanë zbatuar vendimet e gjykatave, ka përfunduar Koordinatori, Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …