Më 28 janar 1997, jam arrestuar në lagjen “Daradia” ku isha me Xheladin Gashin dhe Fatmire Zogaj. Arrestimi ka qenë i dhunshëm që më vonë isha i shtrirë në shtrat dhe i lidhur me hekura dhe më vonë e kam kuptuar që isha në Graqanicë në kampin e njësisë speciale. Aty kam qëndruar një muaj dhe i trajtuar në forma të ndryshme. Vizita e parë ishte nga Ministri i Punëve të brendshme të Serbisë -Vukashin Jovanoviç i cili më drejtohet me armë duke thënë që do të vrasim dhe e kam kuptuar që është një skenar i përgatitur dhe me torturë të ndryshme që nga shkopinjtë elekro-shok e gjera të tilla. Deri më 16 qershor, kam qëndruar në burgun e Prishtinës, gjykimi ka filluar në Shtator të vitit1997, ka përfunduar në Dhjetor 1997. Unë jam dënuar me 20 vjet burg.
Më 16 qershor 1998, më morën mua, Asllan Selimin, Isak Shabanin dhe shumë të tjerë dhe na transferuan në Mitrovicë të Sremit. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 26 prill 1999, nga Mitrovica e Sremit na transferuan në Nish. Më 29 prill nga Nishi na transferojnë në Dubravë me autobusë, realisht ne nuk e dinim ku por shkojmë por gjatë rrugës e kuptuam ku po shkojmë. Në Dubravë nga: 29 Prilli deri më 19 maj ka pasur tortura sistematike, që është përdorur në të burgosur. Ka pasur të burgosur që na kanë informuar çka po ndodhë jashtë ku nga burgu shihej një pjesë e madhe jashtë burgut. Ne i shihnim raketat duke bombarduar. Më 19 maj, fillojnë bombardimet brenda Dubravës dhe se pari goditet pavijoni “C” dhe ndërtesat tjera, gardianët ikën nga pavijonet, ishim të mbyllur brenda burgut, pa gardian ndërkohë kanë ardhur të burgosur tjerë që ishin në kuzhinë na kanë hapur dyert me kazma dhe gjera të tilla. Gjatë kësaj dite kemi mësuar që është vrarë Enver Topalli dhe dy të tjerë dhe 5 të plagosur. Ne dolëm në oborr dhe jemi bërë bashkë. Unë shkova për të kontrolluar pavijonin “C”. Tani vjen komandanti i burgut MIKI me gardian dhe me një gjykatës hetues dhe e kanë shikuar vendin ku është bombarduar. Ketë e kemi kaluar të traumatizuar dhe na kanë futur brenda, një grup të burgosurish, grupi i Prizrenit, Bajrushi, Seda jemi mbledhur me një dhome dhe kemi filluar të këndojmë. Pwr tu dhwnw moral tw tjetwrve. Më 21 maj, na zgjuan në mëngjes për të ngrënë bukë dhe kanë filluar bombardimet nga NATO. Ne kemi dalur në oborr dhe aty janë vrarë 19 të burgosur dhe me dhjetëra të plagosur, që njëri nga ata isha edhe unë, duke i ndihmuar të plagosurit tjerë. Më 22 maj, brenda burgut gardianët nuk vinin dhe ne përgatitnim çka mundeshim, natën mes 21 dhe 22 jemi fjetur në pusetë, për t’u mbrojtur nga copat e raketave, me një pusetë rrinim 8 të burgosur, unë, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Bajrush Xhemajli, Xhemili pra ishim 8 persona me një pusetë me dimension 1 metër diçka me 1 metër.
Më 22 maj, na kanë thirrur herët në mëngjes, me arsyetim që nuk ka kushte për qëndrim këtu dhe duhet të bëhemi rresht te fusha e sportit, mbi pavijone, ishim rreth 960 të burgosur, ne që ishim në Mitrovicë të Sremit, ishim si grup aty. Kemi parë nga karakolli pushkë mitrolezi dhe kanë filluar të gjuajnë mbi ne me bomba dore dhe gjitha llojet e armëve. Aty nuk kemi parë asgjë përveç tymit dhe kemi filluar të ikim dhe të fshihemi ku kemi mundur, por në kënd ku lidheshin 4 karakollët gjuanin me snajperë. Pastaj aq sa kemi mundur të mbledhim ishin 170 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur. Kjo ishte një nga masakrat që kam mundur ta shohë dhe ta ndjej se bashku me të burgosurit tjerë. U organizuam të bëjmë roje, në mbrëmje kemi shkuar në pavijonin “C”, i kemi mbledhur të plagosurit dhe iu kemi dhënë ndihmë aq sa kemi mundur. Kemi organizuar mbrojtje, unë Bajrushi, Asllani, Avdi Mehmedoviçi dhe shumë të tjerë. U organizuam që natën të mos na sulmojnë, kemi marrur hekura, shufra dhe gjera tjera, ne nuk mund të bënim asgjë me ato mjete, por që mos t’i lejojmë të luajnë me neve dhe po të ishte mundësia do ta vrasim ndonjë. Secili e dinim që ishte fundi i jetës sonë dhe secili ka pranuar që të bëjë një lloj vetëmbrojtje. Disa kishin gurë dhe kur mendoje që ai me automat dhe ne me gurë natyrisht se ishte e pa mundur por në disa raste të sulmojmë. Të nesërmen herët kanë hyrë gardianet dhe kanë gjuajtur te kuzhina por kur kanë ardhur te ne janë ndalur. Ndërkohë e kanë dërguar një të burgosur që të dalim, atëherë ishte një variant që të dorëzohemi sepse ditën nuk kishim mundësi të mbrohemi. Jemi takuar me Bajrushin dhe ata që kanë bërë roje. Jemi përshëndetur dhe e dinim që po shkojmë drejt vdekjes. Aty bërtasim “Rroftë pavarësia e Kosovës”. Pasi dolëm na dërguan në sallë të sportit, kemi qenë rreth 600 të burgosur, ne pritnim momentin kur do të na vrasin, në dritare ishin polic ushtarak, me zolla në shpinë. Fati ynë ishte koha sepse më 22 maj kishin bërë një masakër. Tani të detyrojnë NATO-n të bombardojnë në sallë të sportit dhe NATO të shef ushtar aty të bombardojnë dhe të mbulohet krimi i tyre të i lihej NATO-s. Atë ditë ishe kohë e vranët dhe aeroplanët nuk janë ngritur. Ata kanë qëndruar një kohë të gjatë, por nuk patën sukses, u tërhoqën dhe si dëshira të fundit na ofruan cigare, ujë dhe kjo ishte dëshira e fundit për të burgosurit sepse dhënia e cigareve ishte që ta shuajmë etjen me ujë sepse po shkojmë drejt vdekjes. Disa të burgosur kanë pasur fotografi të familjeve të tyre duke i shikuar për herë të fundit sepse mendonim që do të na vrasin. Tani, të burgosurit kanë dalur dhe i kanë marrë të plagosurit i kanë vendosur në sallë të sportit. Ishin 130 të plagosur në forma të ndryshme.
B.H: Si iu keni dhënë ndihmë të plagosurve?
Ndihmën e kemi bërë duke i shqyer çarçafët, nënkmishat dhe çka kemi pasur mundësi, kemi pasur jod që nga ambulanca kishin marrë. Është caktuar të kujdesej për të plagosur që këtë grup që e kam kryesuar unë, ishte Bislim Zogaj, grupi i Prizrenit dhe shumë të tjerë. Të plagosurve iu kemi hequr thermiat e raketave, dikush ka pasur në organet gjenitale, në kokë dhe vende të ndryshme. Ka pasur nga ata që kanë vdekur në mungesë të ilaçeve, kishte nga ata si Gazi nga Deçani që nuk e kishte kapakun e kokës dhe ishte gjallë, shihej kur lëvizte dorën apo këmben, Hasani ishte me këmbë të hequr. Ishte Hasan Shala dhe Shani Shala që të dy të plagosur dhe me gjakëderdhje ku njëri ia kapte këmben tjetrit për tu mbajtur, ndërkohe ai tjetri bërtiste lëshomë sepse kam dhimbje dhe të dytë kanë vdekur. Në mbrëmje vonë të burgosurit kanë kërkuar që t’iu marrim emrat dhe ishin 125 të plagosur. Të nesërme ka ardhur Bora, nga ministria e Punëve të Brendshme në sallë, atëherë na ngarkuan në kamion dhe autobus. Bora tha: që do të ju largojmë nga këtu me arsyetimin se ata e kanë bwrw këtë pa urdhrin tonë, si është ajo thënia natën me të vra ditën me të qa. Me autobus na transferuan nga Dubrava, afër Istogut na kanë numëruar dhe regjistruar, te Llozica ura ishte e bombarduar, kaluam në disa rrugë dytësore, kemi shkuar në burgun e Lipjanit që gjithashtu na torturuan shumë, për atë kohë sa qëndruam 10 ditë. Më 10 qershor na transferuan në burgjet e Serbisë. Unë isha në burgun e Pozharevcit dhe në hyrje të burgut na kanë pritur në mënyrë çnjerëzore, pa dallim të plagosurish dhe një apo dy të burgosur kanë vdekur nga rrahjet.
B.H: Roli i gardianëve, drejtorit të burgut apo ndonjë emër tjetër, ju kujtohen?
Ka qenë ACA(Aleksander Rakoqeviq) drejtor i burgut, MIKI komandanti i burgut, Branko Komatina mbikqyrës i cili edhe kishte marrë Ukshin Hotin. MANCE ishte një gardian që e kanë parë aty. Të burgosurit tjerë që kanë qëndruar më gjatë në Dubravë ndoshta dijnë më tepër, Ndërsa sa i përket drejtorit nuk e kemi parë asnjëherë aty përveç pas bombardimit të NATO-s. Më 19 maj ka ardhur aty.
B.H: Kur keni hyre në Dubravë, çfarë keni parë aty?
Kur kemi hyrë në Dubravë, te hyrja kryesore kemi parë disa tanke dhe gardianët me automatik, polic të uniformuar.
B.H: Si janë trajtuar të burgosurit ordinerë?
Deri sa ka ndodhur bombardimi ata kanë qenë më të veçantë, por momentin kur ka ndodhur bombardimi nuk ka pasur dallime. Mirëpo pas bombardimit të burgosurit ordinerë na i kanë hapur dyert, kanë bërë një punë të rëndësishëme.
Vazhdon…