Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë thirrje që të shtyhen zgjedhjet në veri të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme Kuvendit ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të vendit të shtyhen. Ai ka thënë se Qeveria dhe Presidenca duhet që ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje dhe sa më parë të marrin një vendim. Nëse mbahen zgjedhjet sipas afatit të planifikuar, atëherë qytetarët në veri do të votojnë nëpër stacione policore. Duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate. Nuk besoj se duhet të heshtim për këtë gjendje. Më mirë të pranojmë  një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër sesa një humbje të plotë në ditën e zgjedhjeve. Cili është interesi ynë për ta mbajtur Policinë e Kosovës në atë gjendje që janë atje? I bëj thirrje Qeverisë dhe presidentes ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim për këtë situatë. Duhet ta gjejmë  një formulë të ecim  përpara e jo ta fshehim  gjendjen. Katër policë të Kosovës që rrezikuan jetën e tyre atje sot janë në burg, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …