Policia e EULEX-it në Kosovë, ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar rritjen e pranisë më të madhe të patrullave në zonën e urës së Bistricës në veri, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Ata konsiderojnë se situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë dhe sipas tyre i gjithë tensioni është rritur pas largimit të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës. Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon. Në dritën e incidentit të fundit, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë e rritjes së frekuencës së patrullave tona të zbulimit rreth zonës afër urës së Bistricës, në koordinim më të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thonë zyrtarë nga EULEX-i.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …