Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për një incident që ka ndodhur në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me njërin prej eprorëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në Mitrovicë. Ministri Sveçla pa të drejtë ka shkuar në kampin Belvedere, për çfarë edhe ka irrituar Policinë, të cilët kanë konsideruar se prezenca e ministrit aty është pengesë për punën e tyre. Aty ka ndodhur një incident pasi njëri prej eprorëve ka kërkuar Sveçlës që të largohet nga kampi, por ministri ka refuzuar”, ka thënë Qalaj. Ai tutje ka thënë vetë Sveçla ka vendosur që brenda kampit Belvedere të ndërtojë dy dhoma, një për vete dhe një për kryeministrin e Kosovës. Duke komentuar veprimet e Sveçlës dhe stafit të tij, ka treguar edhe një rast kur shoferi i ministrit i ka detyruar pjesëtarët e njësisë elitare FIT për patrullim në veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …