Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovës, denoncuesi i Masakrës së Reçakut, Viliam Voker, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai tha se vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të dëshmojë për ish-krerët e UÇK-së. Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”, tha Voker. Ndërkohë Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçi, ka thënë se në Hagë do të ftohen që të dëshmojnë edhe gjenerali amerikan, Vesley Clark, ish-ministri i Jashtëm francez dhe kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kushner, Xhejms Rubin e të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …