leoni

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, përjashtoi çdo mundësi që të rishikohet statusi “non grata” për Sali Berishën

Emisari i  Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar  vizitoi Shqipërinë dhe u takua edhe me liderët kryesorë, kryetarin Bajram  Begaj, kryeministrin, Edi  Rama, kryetarin e PD-së Alibeaj dhe Ilir Metën. Ai ka deklaruar se vizita në Shqipëri   nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Ndërkohë që në fushën e betejës së garës elektorale ka dalë Sali Berisha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë atë si përfaqësues të së shkuarës. Zoti Escobar përjashtoi çdo mundësi që të rishikohet statusi ‘non grata’ për Berishën. Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë, është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit, sipas legjislacionit tonë. Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …