Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, ka deklaruar se Shteti i Kosovës nuk ka bazë ligjore që ta paguajë dëmshpërblimin për ata që i konsideron “viktima” Gjykata Speciale në rastin e Salih Mustafës. Ajo thotë se nuk mund të veprojmë në shpërputhje me legjislacionin që ka Republika e Kosovës. Ne e kemi Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit dhe ky Ligj jep mundësi Komisionit përkatës, që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që të kompensojnë viktimat e krimit. Mirëpo për veprat të cilat nuk ndërlidhen me luftën. Prandaj ne edhe kemi sqaruar se rregullimi aktual nuk e adreson këtë çështje…unë mendoj se nuk ka bazë ligjore për të bërë një gjë të tillë”, deklaroi ajo. Gjykata Speciale kërkon që Salih Mustafa do u paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij. Në këtë mënyrë Gjykata raciste antishqiptare ka joshur dëshmitarë të mbrojtur për t’u pasuruar, me gënjeshtra, se gjoja paskan qenë viktima të UÇK-së. Kjo gjykatë merret me kompensimin e dy treqind dëshmitarëve pa dinjitet e pa identitet publik dhe nuk i intereson fare fati i 13 mijë shqiptarëve dhe i ka vrarë dhe i ka masakruar Serbia kriminale e Millosheviqit, as shkatërrimi, djegia e rrënimi i vendbanimeve shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit
Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …