leoni

Kryetari Haliti priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtor. Kryetari Haliti, falënderoj përmes ambasadorit shtetin dhe qytetarët e Konfederatës Zvicerane për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e njoftoi atë për së afërmi edhe për projektet e punët e kryera në Viti, përmes fondeve të këtij shteti përfshirë këtu edhe të fondeve nga granti i performancës. “Komuna e Vitisë por edhe Kosova ju është mirënjohës për jetë e mot për gjithçka që ka bërë dhe po bënë Zvicra për Kosovën. Zvicera është një shtet mik i Vitisë, sepse shumë bashkatdhetarë tanë jetojnë dhe veprojnë atje dhe janë integruar suksesshëm në shtetin tuaj. Gjithashtu dua të ju falënderoj për projektet e shumta që janë realizuar në Kosovë në veçanti në Viti, përmes organizatave të ndryshme por me financimin e shtetit Helvetik”, u shpreh Haliti. Kurse ambasadori Zviceran në Kosovë, Thomas Kolly e vlerësoj lartë bashkëpunimin ndërinstitucional duke theksuar se Vitia është një komunë e gjallë e dinamike dhe shtoi se nëse vazhdon të përmirësohen kushtet mund të ketë edhe investime nga jashtë. Ambasadori Kolly foli edhe për lidhjen e Kosovës me Zvicrën, duke e quajtur këtë lidhje speciale mes tyre, për faktin që shumë shqiptar të Kosovës jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet. Ai tha se kjo lidhje e veçantë pasuron kulturën dhe shoqërinë dhe përmendi faktin që kosovarët janë të suksesshëm në veçanti në futboll por edhe në biznes në shtetin e tij.  Ai gjithashtu tha se diaspora kosovare në Zvicër është e fuqishme dhe përmendi mundësitë e mira të tyre për të investuar në Kosovë, duke shtuar se shqiptarët edhe pse jetojnë atje janë shumë të lidhur me atdheun e tyre. Ndërkaq, Katharina Stocker nga kjo ambasadë foli për projektet e shtetit Zviceran në Kosovë, në veçanti në menaxhimin e ujërave. Në shenjë respekti dhe falënderimi për shtetin Zviceran kryetari Haliti i ndau një mirënjohje ambasadorit Kolly. E ky i fundit ja bëri kryetarit një dhuratë simbolike. Pas këtij takimi ata kanë vizituar edhe projektet që janë realizuar me fonde nga shteti Zviceran si sheshin e qytetit “Nijazi Azemi-Komandat Mjekra” por edhe të sheshit tjetër që mban emrin e ish presidentes së Zvicrës Calmy Rey e që është në fazën e finalizimit.  Më pas ata kanë vizituar edhe fshatin Letnicë të Vitisë, vendin ku Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë ka marrë thirrje për të filluar misionin e saj.

May be an image of 7 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …