Organizatat jo-qeveritare, që për shumë kohë kanë qenë jashtë radarit të ligjit, tani po kërkojnë që shtetit t’i hiqet e drejta e pezullimit të këtyre organizatave. Një raport i të ashtuquajturit Fondacion Kosovar për Shoqëri Civile, ka shpalosur gjetjet e tij në fushën e organizatave jo-qeveritare. Aty është dhënë rekomandimi që të hiqen dispozitat kufizuese për OJQ-të. Taulant Hoxha, drejtor i programit në Fondin Kosovar për Shoqëri Civile (KCFS), duke komentuar ligjin për OJQ-të, ka kërkuar që të hiqet udhëzimi administrativ i lëshuar në vitin 2014, i cili lejon Departamentin për OJQ që t’i suspendojë këto organizata. Përndryshe, Kosova prej përfundimit të luftës është bërë shesh-veprim për qindra organizata jo-qeveritare, fondet e të cilave asnjëherë nuk janë verifikuar. Duke përfituar nga kjo gjendje anarkike, këto OJQ, prej atyre nga Brukseli e deri te ato nga Arabia Saudite, kanë shtyrë përpara agjenda të caktuara si dhe kanë pasuruar një numër individësh që maskohen si ‘shoqëri civile’.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …