Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen radhës, në të cilën është bërë shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në 4 komunat e Veriut, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, për zgjedhjet vendore të 23 prillit. Sipas KQZ-së, nga 44 prej qendrave të zakonshme të votimit në katër komunat veriore, janë caktuar vetëm 19, nga të cilat 6 do të jenë në shkolla dhe 13 alternative të improvizuara si p.sh: kontenierë. Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se ku do jenë lokacionet e qendrave alternative. Propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar 8 vota dhe një abstenim. Në një koment referuar vendimit, përfaqësuesi i PDK-së, Arianit Elshani ka deklaruar se: “Nga vlerësimi i organeve të sigurisë dhe kontakti me shkollat konstatohet se nga 44 qendra të votimit, 8 prej tyre kanë konfirmuar se mund t’i hapin ato. Sidoqoftë për shkak të rrethanave vetëm 6 qendra të votimit mund të hapen dhe 13 të tjera do të jenë alternative
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …