Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga viktimat e dhunës gjatë luftës, mbetet plagë e hapur në shoqërinë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës,  ka thënë se është detyrë e të gjithëve t’i mbështesim në të gjitha format dhe mundësitë në jetën e tyre. Sot, bashkëndjejmë me të gjitha viktimat e këtyre akteve kriminale të kryera nga forcat serbe në vendin tone. Memli Krasniqi ka thënë se kriminelët që e përdorën dhunën seksuale duhet të dalin para drejtësisë. Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga këto viktima mbetet plagë e hapur e cila do të rënkojë përherë në shoqërinë tone. Kriminelët, që e përdorën dhunën seksuale si mjet lufte, në vazhdën e krimeve të panumërta gjatë luftës në Kosovë, duhet gjinden dhe të dalin para drejtësisë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …