Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po vazhdon me seanca të mbyllura dhe askush nuk por merr vesh asgjë, pavarësisht interesimit të madh në radhë të parë nga liridashësit e vendit, por edhe nga urrejtësit e dëshmitarët shqip dhe serbisht folës kundër UÇK-së. Në tri seancat e para, publiku dëgjoi akuzat e Prokurorisë, fjalën e avokatëve dhe deklarimet e vetë disa prej të akuzuarve. Por për tri seancat e kësaj jave publiku nuk di asgjë. Kur gjykimi filloi me dëshminë e dëshmitares së parë të paraqitur në këtë gjykim, seancat u bënë private. Zyra e Prokurorit ka thënë se ka 312 dëshmitarë për këtë rast ku ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por jo të gjithë ata do të ftohen që ta japin dëshminë para gjykatës. Mbrojtja po ashtu do t’i paraqesë dëshmitarët e saj, duke përfshirë disa autoritetet të larta ndërkombëtare. Në rrjedhën e gjykimit do të lajmërohen edhe pengesa të natyrave specifike dhe krejt kjo bën që të arrestuarit të mbahen vite të tëra në burg, edhe pse në fund mund të shpellën të pafajshëm. Gjykimi do të mbarojë me të njëjtin hendikep, sikur Raporti i Dik Martitn dhe gjykimi kundër Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …