Enver Hoxha

Ylli Meçe: Pak vargje për ENVERIN

( P o e m ë )
———
Kam dashur shumë herët për ty ENVER
ta shkruaja një poemë
As sot, s’di pse kthehesha mbas
duke e lenë për një herë tjetër
Mendoja se isha krejt i pa aftë,
fundja kish më të fortë në penë
Ata,që gdhendënin si Da Vinçi
madhështinë tënde në bojë e letër.
—-
Të më falësh Enver, për ty nuk shkruajta
as me më të thjeshtat fjalë
Jam tjetër soj ,…..e si lab,ne këngët i thurim
për ata, që më, nuk i kemi
Historia paska vërtet njerz, që ajo një herë i lind,
bile tepër rrallë
Kur bëjnë epokë… – “nuk i bën më nëna” !
Në gjuhën tonë e themi.
—–
Por unë sot, nuk i kuptoj ata që për ty
gurmazin e bënë me kallo
Ata ,që më ngrinin vërtik në këmbë
me brohorimat – ” Parti-Enver” !
Tashmë, ata trokasin gotat me shampanjë
e përdridhen në ballo
Bile më keq ! Me hundë, shijojnë
bythët e Evropës.. që qelbin erë !
——
Po po..janë ata, që dikur unë me shokë,
i shihnim nëpër albume
Kush mund ta mendonte, se këta ishin
servilët e ” shtetit proletar”?!..
Ata, që për marksizmin mbanin konferenca,
ngjitur sipër në podiume
Ata, që më drejtoheshin:- Po ti aty …
Pse s’mban shënime mor djalë ?
——
Tradhëtinë e hapur, gjithë jetën tënde
Ti e luftove pa mëshirë
Dhe atëherë, kur ajo fshihej mbas shqipes
në flamur e qëndisur
“Baballarët e Kombit” nën çizmen pushtuese
çirreshin, se ishin të lirë
” Shqipëri etnike” projektuar në Romë e Berlin
prej dy njerzve të krisur
—-
Ka sot nga ata, që kudo ku ti kaloje,
të hidhnin lule e buqeta plot
Bile dhe letra dërgonin, kur shkelej
apo rrezikohej, vija e Partisë
Tashmë ata”disidenta”, që në ditën e zisë
për ty derdhën rrëke me lot
Betohen se paskëshin qënë me kohë
apolegjët e demokracisë !
—–
Ehhh Enver ! Nga ta dije se prej asaj Partie
që ne deshëm shumë !
Do të lindnin ballistë, e jo si ata të hershmit
e Mit’hat “Lumo” beut…
Të parët ikën me gjermanin,dihet,
se punë e tyre vajti e shkoi për lumë
Të dytët ,u shtuan, sa dhe të vjetrit
habitën, e u ngritën prej dheut .
——
Me ty “sa keq” paskëshim qenë në Evropë,
me të “egrën diktaturë”
S’na le të bënim si të donim, “të lirë”
e të bridhnim, nëpër kabare
“Demokracinë”, Ti për gjysëm shekulli
nuk arrite ta kuptoje kurrë
Ja shikoje vet ! Ku nuk gjendemi
gjysma e jonë… ngelur pa Atdhe!
——–
Sa ishe gjallë, më thuaj : Shqipen
kush mendoi ta nxirrte në pazar ?
Apo të guxonte dorën e tradhëtisë
ndaj saj, ta ngrinte sadopak ?
Sot Shqipëria me “Ballistët modernë”
por më të shumtit ,zuzarë
Në bixhoz, me fatet e saj ngrejnë
dolli me gota qelqi a bardhak.
—–
Kur ike Ti, në krye na erdhi ai….
që burrë nuk ish,bile as grua !
Me zërin e hollë prej hoxhe : Perpara !-tha
Në rrugën e vazhdimsisë !
Unë mendoj Enver, se tradhëtar i lindur ish
Ti çmendim ke, a s’ma thua ?
Apo mendon se tradhetar më i madh se ai
nuk gjendej në historinë Partisë ?
——
Ti Enver… ,nuk e di, se na vodhën keq,
na vranë bijtë, e i sakatuan
Ndërkohë martirja Kosovë për liri e flamur
ndezej e tëra, flakë e zjarr
Agallarët shisnin armë, e me naftën e luftës
nga larg ngrohnin duart
“Grek-ideja” projektonte jugun, teksa
flamurin ngritën në Himarë.
——-
Po Enver ! Kanë kaluar kaq e kaq vite
e na thanë se ish koha për ndryshim
Shkallmuan me themel vorreza heronjsh
e si të çmendur prishën lapidarë
Nuk e kisha parë kurrë aq keq me lot në sy
qante me ulërimë vendi im
Teksa rivarrosnin të rënët, e ngrinin në këmbë
tradhëtinë në bulevardin”Zogu i parë”
——-
Ti Enver “kishe diktaturë ” bile
dhe brenda vet Kuvendit Popullor
Askush nuk guxonte të ish i lirë
në marrëzitë e pafundme të tija
Sot ,gjithë parlamentin e kemi të mbushur
tejë e fund me desh përçorë
Ka rënë në kopenë e deputetve jo “plasja”
por vet “dep.kurvëria”!
—–
Ti kokën Shqipes në flamur e ngrite aq lart
si kurrë ndonjëherë
Dhe sa të kishim në këmbë me yll në ballë
niste fluturimin po aq krenare
Shqipe mali ti ,bashkë me shqiponjat në
stuhitë e fuqishme plot erë
Tashmë të mjerës shqipe.. tradhëtia
dhe pendët, ia nxorri në pazare!
——-
Nëse do të ishe gjallë apo të paktën
të ngriheshe vetëm disa ditë
Të ngriheshe, vërtetë por dhe zoti,
këtë që s’bën dot….ai, e di mirë
E gjithë qënëria me soj e sorollop
si gjatë lufte do merrte arratitë
Apo zvarrë do tërhiqnin hekurat
në guroret e fatit pa mëshirë.
——
Enver ! Unë e di se Ti ligështohesh keq
ndaj deomos që dhe nuk beson
Po mirë të na bëhet ! Vjen një ditë që çdo popull
paguan vet dhe kur gabon !

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …