Blinken

Qeveria e Kinës ka refuzuar ta lejojë vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Pekin

Qeveria e Kinës ka refuzuar ta lejojë  vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, me arsyetimin se Pekini zyrtar nuk është gati të organizojë sërish ardhjen e z. Blinken pasi kreu i diplomacisë amerikane anuloi papritur vizitën e tij në Kinë në shkurt, të këtij  viti, bëjë të ditur burimet kineze të lajmeve. Antony Blinken ka deklaruar në fillim të kësaj jave, se vizita në Kinë do të bëhet në kohën kur të konsiderohet se kur kushtet janë të përshtatshme, edhe pse qëllimi i vizitës nuk është të frenohet Kina dhe as të përfshihet në një luftë të re të ftohtë, raporton agjencia  Tanjug. Zyrtarët kinezë janë të shqetësuar se administrata amerikane  mund të publikojë raportin e Byrosë Federale të Hetimit  për balonën e rrëzuar kineze, me prova fizike, dhe se gjetjet mund të publikohen gjatë vizitës së Blinkenit,  në Kinë. FBI dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk pranuan të thonë nëse rezultatet e hetimit do të bëhen publike. Marrëdhëniet zyrtare në mes të Kinës dhe Amerikës janë në nivelin më të ulët, që kanë ndodhur ndonjëherë deri tani. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …