Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë kanë mbajtur një stërvitje në kampin e Novosellës. Stërvitja e quajtur “Shpata e Artë 2023” kishte për qëllim testimin e procedurave për dislokim të shpejtë të forcave për përballimin e çdo skenari të mundshëm krize. KFOR ka njoftuar se aktiviteti është zhvilluar për të testuar procedurat ndërmjet njësive të ndryshme shumëkombëshe që përbëjnë Forcën e Kosovës, të angazhuara për t’iu përgjigjur skenarëve të ndryshëm të simuluar. Përmes këtij lloj trajnimi, KFOR-i mban nivele të larta të gatishmërisë së njësive të tij duke vlerësuar masat e koordinimit të komandantëve të ndryshëm në nivele të ndryshme dhe duke përmirësuar dhe standardizuar procedurat e komandës dhe kontrollit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …