Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën britanike, The Times, ka deklaruar se ata e çliruan Kosovën, ata e duan Perëndimin… tani ata akuzohen për krime lufte, është titulli i artikullit të gazetës londineze që e ka marrë edhe qëndrimin e Kurtit në lidhje me nisjen e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kurrë nuk e ka mbështetur Gjykatën Speciale. Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërsa Serbia jo vetëm që ka refuzuar ta marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, ka thënë Kurti. Gjykata gjithashtu do ta inkurajonte “lojën” rajonale të Rusisë për ta minuar Kosovën, e cila është qeverisur si një protektorat i OKB-së dhe, që nga viti 2008, si një shtet i pavarur, shkruan mes tjerash gazeta angleze, The Times.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …