Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Kryeministri, Edi Rama, pati një ndërhyrje kirurgjike në heqjen e apendicitit, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe normale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apendicitit, i cili shkoi me sukses dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Ekipi mjekësor që mori pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama dha sot detaje për gjendjen shëndetësore të tij. Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata kreu i qeverisë del nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë. Mjeku Gjata, tha se operacioni u krye me laboraskopi në 2 pas mesnate. Si operacion shkoi mirë, gjendja është stabël, është gjendje e mirë pa temperaturë pa problem, sot do të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orëve do të shkojë në shtëpi, kryeministri nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.  Ai mund të ecë që sot, varet si do të shkojë. Operacioni është kryer në sallat që ne kemi patur është spitali i Kirurgjisë, i inauguruar para tre viteve. Do të keni komunikim në vazhdim. Është në gjendje të mirë, komunikon normalisht, saktësoi mjeku, Arben Gjata.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …