Në seancën e sotme, që po mbahet në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Trupi gjykues, ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës. Avokati ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës”, tha fillimisht gjykatësi Çarles Smith. Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miratoi mocionin e avokatit të Rexhep Selimit. Nuk lejohet Prokuroria të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafet 3. 16 dhe 23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi, palët duhet t’i dorëzojnë versionet e redaktuara deri të hënën”, tha Smith. Trupi gjykues ka konstatuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …