Sot në seancën gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, është paraqitur dëshmitari i dytë i mbrojtur për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi. Dëshmitari i dytë i mbrojtur është pyetur për organizimin, strukturat dhe zgjerimin e LDK-së në Malishevë. Paraprakisht, dëshmitari ka lexuar deklaratën e betimit se do ta thotë të vërtetën para trupit gjykues. Sapo ka dhenë përgjigjet për rolin dhe organizimin e LDK-së seanca është mbyllur për publikun. Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar 7 orë kohë për intervistimin e këtij dëshmitari, mbrojtja e viktimave ka kërkuar 15 minuta, ndërsa 12 orë i kanë kërkuar avokatët e katër të pandehurve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …