Zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne thotë se sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian do të shpallet miratimi përfundimtar i liberalizimit të vizave për Kosovën. Miratimi përfundimtar i Kuvendit do të shpallet në seancën plenare, duke filluar rreth orës 12:00. Votimi nuk është i nevojshëm në këtë fazë dhe ceremonia e nënshkrimit do të vijojë të mërkurën pasdite. Ne do të dërgojmë gjithashtu një deklaratë për shtyp me informacionin e një konference për shtyp për nëser pasdite që mund të ndiqet edhe nga distanca. Që nga viti 2018, Komisioni Evropian pati deklaruar se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, megjithatë procesi nuk u shqyrtua më tej në hallkat tjera të BE-së. Për këtë arsye, ishte shprehur për shumë kohë edhe zhgënjim te qytetarët, por me hapat aktualë të ndërmarrë nga institucionet e BE-së mori fund edhe përpjekja më shumë se 15 vjeçare e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …