Hamdi Kadri Hasani (5.3.1940 – 18.4.1999)

Hamdi Kadri Hasani (5.3.1940 – 18.4.1999)

Familja Hasani nga Kllodernica e Skënderajt historikisht ka pas konfrontime kohë pas kohe më okupatoret e ndryshëm, të cilët kanë ardhur në tokat tona.
Dëshmori Hamdi Kadri Hasani u lind më 5 mars të vitit 1940 në fshatin Kllodernicë. Familja e tij brez pas brezi është ngritur dhe ka qenë një ndër familjet e para që i është përgjigjur çdo kryengritje e çdo lufte të popullit shqiptar. Në mes të viteve 1912 – 1916 të shekullit të kaluar pikërisht kur ka ardhur Serbia e parë në trojet tona forca të shumta të xhandarëve serbë e rrethojnë lagjen dhe shtëpinë e stërgjyshit të Hamdi Hasanit duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar armë. Kështu vepruan të parët e dëshmorit, Hamdi Hasani në atë kohë stërgjyshi i tij i vret disa xhandarë serbë përfshirë edhe komandantin e tyre.
Më pas forcat serbe pas një kohe arrijnë t’i marrin pengë fëmijët dhe gratë e kësaj familje dhe i mbajnë pengë ata për rreth tri vite. Prandaj kjo familje përgjatë historisë ka qenë në shënjestër të armikut shekullor më të cilin kurrë nuk u pajtua.
Dëshmori Hamdi Hasani shkollën fillore “Migjeni” e mbaroi në fshatin e tij të lindjes, në Kllodernicë, ndërsa të mesmen nuk pati mundësi për ta vazhduar. Pas mbarimit të shkollës Hamdiu u merret më punë dhe aktivitete bujqësore për një kohë pastaj në vitin 1981. Ai merr pjesë në demonstratat masive të organizuara në Prishtinë nga studentët e Universitetit të Prishtinës. Filloi të kërkonte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke i bartur parullat ku kërkoheshin këto të drejta fondamentale njerëzore por bie në sy të armikut të cilin e arrestojnë pikërisht në vitin 1981 dhe burgosin për rreth katër muaj më arsyetimin së ka kërkuar “Kosovën Republikë”.
Më pas Hamdiu lirohet por nuk i ndal aktivitetet atdhetare, ndërsa më vonë shkon Zvicër e pastaj në Gjermani ku gjen punë dhe fillon t’i ndihmoj familjes së tij.
Në nëntor të vitit 1997 kur për herë të parë del në skenë UCK-ja u bë shumë e qartë së Kosova e filloi edhe një luftë. Hamdi Hasani vendos ta lë kurbetin dhe të kthehet në vendlindje ngase kishte ardhur koha që të ngritën në këmbë burrat e dheut për t’i dal zot atdheut.
Thirrjes së mërgimtarëve: “Atdheu në rrezik Vendlindja thërret”, Hamdiu i përgjigjet fizikisht, kthehet në fillim të vitit 1998 dhe inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmori, Hamdi Hasani ka qenë shtat hedhur. Ishte i qetë, i vendosur dhe i guximshëm. Si ushtar i UÇK-së Hamdiu është treguar çdoherë i gatshëm edhe për ta sakrifikuar jetën e tij në shumë aksione që i kanë ndërmarr trimat çlirimtar ai ka qenë krah për krah më ta.
Nga betejat që i ka bërë Hamdiu më shokë, gjithherë janë kthyer fitimtar duke u shkaktuar humbje të madhe armikut. Ai ka shërbyer në kuadër të Brigadës 112 “Arben Haliti” të Zonës Operative të Drenicës dhe kryesisht ka vepruar në fshatin e tij të lindjes, në Kllodericë. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-së në mars të vitit 1999 serbët i shtuan forcat ushtarake e policore kudo në Kosovë madje ata u ashpërsuan edhe më keq së që ishin ata filluan të bëjnë krime e masakra më makabre ndaj civileve të pa armatosur, kishin kaluar fare në çmenduri.
Ata i tmerronte UÇK-ja e cila ishte shumë më e vogël në numër në krahasim më forcat e tyre por edhe në armatim e teknikë lufte që askund për afër tyre nuk ishte. Mirëpo morali i lartë dhe atdhedashuria e trimave çlirimtarë ishte shndërruar në një forcë të pa thyeshme nga armiku sa do që e kishte artilerinë e bollshme dhe takset moderne. Pa dyshim së pjesë e forcës çlirimtare për çdo moment ka qenë edhe Hamdiu.
Më datën 18 prill të vitit 1999 ditë pranvere, e cila nuk e mbuloi tokën vetëm më lule po më gjak trimash, në atë ditë në fshatin, Burojë ra heroikisht pjesëtari i UÇK-së Hamdi Hasani. I tillë është çmimi i lirisë kur një popull donë liri, liria donë heronj.
Dëshmori Hamdi Hasani prej viteve të 80-ta kur ka marrë pjesë në aktivitete atdhetare për të cilat ka qenë i përndjekur dhe i burgosur ka qenë në gjendje që ta jap jetën për Kosovën po të njëjtën gjë e ka shprehur edhe në momentin e parë kur e ka rrok armën në duar dhe e ka vesh uniformën e UÇK-së. Ai ka thënë: Unë kam ardhur për të luftuar për këtë vend dhe dua të vdes duke luftuar, pikërisht ashtu e gjeti vdekja trim Hamdiun. Trupi i dëshmorit, Hamdi Hasani është varrosur në varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac. Pas vetës ai la gruan dhe katër fëmijë: Lumturijen, Gjylferien, Muhametin dhe Mirsaden. Nipi i parë që u lindur në liri e mban më shumë krenari emrin e tij. Familja Hasani ka marrë mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Shtabi i UÇK-së, Organizatat e dala nga lufta etj. Një rrugë në fshatin Klloderincë është emërtuar në emrin e tij.(L.D)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …