Një autokolonë diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është sulmuar me armë zjarri në Kartum të Sudanit

Një autokolonë diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është sulmuar me armë zjarri në Kartum të Sudanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur se Nnjë autokolonë diplomatike e Shteteve të Bashkuara është sulmuar me armë zjarri të hënën, por askush nuk është lënduar. Ky veprim është i pamatur, i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt”, tha ai për gazetarët në Japoni pas takimit të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara. Sudani që disa ditë po përballet me luftime të ashpra midis forcave rivale. Më herët u raportua se ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan, Aidan O’Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Kartum. Afër 185 pjesëtarë të forcave ndërluftuese janë vrarë dhe mbi 1.800 të tjerë janë plagosur gjatë tre ditësh luftime në Sudan, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Qyteti Kartum është përballur me sulme ajrore dhe luftime të ashpra. Si ushtria, ashtu edhe grupi paramilitar i quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, kanë pretenduar se kanë kontrollin e vendeve kyçe në Kartum, ku qytetarët janë strehuar pas shpërthimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …