leoni

Kryetari Thaçi

Mark Curtis: Hashim Thaçi ka qenë aleat i kryeministrit britanik, Tony Blair. CIA, MI6, BND kishin kontakte me UÇK-në

Qysh në vitin 1996, Shërbimi Sekret Amerikan, CIA, Shërbimi i Britanisë së Madhe MI-6 dhe shërbimi sekret zviceran vendosen kontaktet e para me pjesëtarë të UÇK-së. Ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë aleat i kryeministrit britanik Tony Blair dhe në kontakte të vazhdueshme me të dhe me ministrin e jashtëm, Robin Cuk, gjatë luftës së Kosovës, ka shkruar hulumtuesi britanik i çështjeve ushtarake dhe të inteligjencies, Mark Kertis Sipas tij, gjatë vitit 1998, shërbimi amerikan CIA dhe ato britanike dhe gjermane ndihmuan UÇK-në në luftën kundër forcave serbe. Bë fund të vitit 1998, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së iu afrua MI6 me detyrën për të armatosur dhe trajnuar UÇK-në, raportoi gazeta Scotsman. Një burim i lartë ushtarak britanik i tha gazetës: MI6 nënkontraktoi operacionin me dy kompani britanike të sigurisë, të cilat nga ana e tyre iu afruan një numri ish-anëtarësh të regjimentit 22 SAS. Më pas u hartuan listat e armëve dhe pajisjeve të nevojshme për UÇK-në. Operacioni i fshehtë thuhet se u financua nga CIA, ndërsa shërbimi sekret gjerman, (BND), ofroi armë dhe trajnime”, ka shkruar Curtis. Trajnimi britanik thuhet se ka përfshirë udhëzimin e oficerëve të UÇK-së për taktikat guerile dhe perdorimin e armëve, teknikat e zënies së pritave si dhe kryerjen e operacioneve të mbledhjes së inteligjencës nga pozicionet serbe. “UÇK-ja sigurisht u tregua e dobishme për planifikuesit anglo-amerikanë. Një muaj pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, kryeministri Blair tha se UÇK-ja po ka sukses më të madh në terren në Kosovë dhe me të vërtetë ka rimarrë disa pjesë të saj”, ka shkruar ai. E përshkruar në raportet e mediave si “sytë dhe veshët” e NATO-s në terren në Kosovë, UÇK-ja po përdorte telefona satelitorë për t’i siguruar NATO-s detajet e objektivave serbe, sipas raporteve në mediat britanike. Një pjesë e këtyre pajisjeve të komunikimit i ishte dorëzuar fshehurazi UÇK-së një javë para fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s nga oficerë amerikanë, ka shkruar Curtis.

Burimi: Blair’s Former Allies on Trial for War Crimes

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …