Ramiz Krasniqi: “Shkëmbi i Gradinës”, Kalaja e pa mposhtur në Llapushnik

18 Prilli i vitit 1999 na kujton luftën e trimave më me dinjitet  të lirisë, ditën historike për fatin e luftë sonë çlirimtare, atë ditë mbrohej nderi i atdheut, Shtabit i Përgjithshëm i UÇK-së, mbrohej zëri militant i Radios “Kosova e lire” dhe i agjencisë “Kosova press” dhe mbi të gjitha mbrohej popullata civile që kishte vendosur të vdiste e të farosej por nuk do ta lëshonte Drenicën. Atë ditë luftëtaret e Brigadave 121,113, të njësive speciale dhe të tjerë treguan heroizëm të paparë.

Me 18 Prill të vitit 1999 Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Islam Kastrati, Mentor Gashi dhe bashkëluftëtaret e tjerë zbatuan me përpikëri urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm (citojmë): “këmbësoria serbe nuk guxon ti kalojë pozicionet tona pa kaluar nëpër trupat tonë”.

Me18 Prill i vitit 1999 Shkëmbi i Gradinës ishte kthyer në bedenë të kështjellës së Krujës së Gjergj Kastriotit, ishte kthyer në muret e Tepelenës së Ali Pashait, ishte bërë Vraninë e Oso Kukës. Atje luftëtaret e lirisë kishin shpalosur mësimin e Komandantit legjendar Adem Jasharit.

Fitorja te shkëmbi i Gradinës ishte fitorja më vendimtare e UÇK-së. Forcat serbe nuk arritën të depërtojnë. Ata ishin të bindur se te shkëmbi i Gradinës po shkruhej historia e fitores shqiptare, ata ishin te bindur se kurrë nuk do ti shkelin ato maja andaj terë tërbim kishin filluar sulmin e përgjithshëm mbi të gjitha pikat. Fitorja te shkëmbi i Gradinës, qëndrimi i patundur në të gjitha istikamet për rreth si në: Arllat, te Bytyqtë, në Lladrovc, qëndresa e pashembullt e ushtarëve tanë në grykën e Kishnarekës, në të dy Grykat e Nekovcit, në grykë të Baicës, të Shalës e të Krojmirit ishte tregues i qartë për armikun se me asnjë çmim nuk do ti shkelte ato troje të shenjta e të mbrojtura nga luftëtaret tanë të pa mposhtur.

Atë ditë në logun e luftimeve kanë renë heroikisht: Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Islam Kastrati dhe Mentor Gashi.

Shkëmbi i Gradinës qëndron sot i patundur, atje rron kujtimi për më të paharruarit, të cilët me gjakun e tyre të pastër atdhetar u vunë në gurë themelet e viseve të çliruara të shqiptarisë.

Në Gradinë sot valëtet flamuri lartë e më lartë, atje janë të shkruara faqet me të ndritura të luftës sonë çlirimtare, atje me kohë kishte rrezatuar Prekazi i Adem, Hamëz e Shaban Jasharit, atje kishte mbetur edhe amaneti i komandant Kumanovës-luftëtarit emblematik të luftës sonë për liri Ismet Jashari.

Atje dëshmorët ranë për të fituar pavdekësinë bashkë me komandantët: Mujë Krasniqin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin,Ilaz Kodren,Bedri Shalen e Abenë, Rasim Kiqinën, Imer Alushanin etj.

Lavdi Dëshmorëve të kombit dhe të gjithë martirëve që ranë për lirinë e Kosovës

Llapushnik 18.Prill. 2023

C

Ndihmës Komandant i Bat. III

Brigada 113,   ZO e Drenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …