Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Kryeministri Kurti bashkë me Ministrin e MMPHI z.Liburn Aliu vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ata u pritën nga Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së z.Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë, ku u njoftuan nga afër me projektet, punët, aktivitetet dhe planifikimet afatshkurta dhe afatgjata që ka ky institucion për vitet në vazhdim. Pas prezentimit të punës nga ana e udhëheqësisë së AKK-së, Kryeministri Kurti në fjalën e tij premtoi mbështetje për këtë institucion për Ligjin për kadastër, aktivitetet e projektit të Bankës  Botërore, vitalizimin e Zyreve Kadastrale Komunale në 3 Komunat Veriore, etj. Vlen të theksohet që ky institucion për herë të parë vizitohet nga një kryeministër dhe se kjo vizitë do të jetë mbështetje dhe motiv shtesë për punë në këtë institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …