Malisheva shënon 18 Prillin-Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike

Zyrtari i muzeut ”Jahir Mazreku”, në Malishevë, Zymer Zogaj, në Ditën Ndërkombëtare  të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, bëri një vizitë në disa lokalitet të trashëgimisë kulturore dhe historike, duke nisur nga memoriali i vitit 1914, Kryengritja gjithëkombëtare në fshatin Banjë, vazhdoi të Kompleksi i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ngucat, të Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Kleçkë dhe të objekti i zërit të luftës, zërit të Radios Kosova e Lirë si dhe u vizituan edhe disa monumente të trashëgimisë. Ai në këtë vizitë veçoi, se ”18 Prill-Ditën Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, paraqet një mundësi për të gjithë që të mbrojmë qëllimin  e përbashkët dhe njëkohësisht të sjellim në kujtesë dhe vëmendje të institucioneve përkatëse, kulturore, që të ndahen më shumë fonde në investime e mirëmbajtje të këtyre vlerave që na identifikojnë nëpër shekuj rrënjët e Kombit Shqiptar dhe përpjekjet për  çlirim e liri kombëtare”.

No photo description available.

May be an image of cage

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …