Erdonit Hoxha: Ushtari Arben Krasniqi kishte marrë plagë të rënda në trup, në fyt, krahëror dhe në dy këmbët,

Arben Krasniqi, i lindur me datën 05.10.1978, në Tërpezë të Poshtme të Komunës së Malishevës, është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit invalid i luftës së fundit në Kosovë, i plagosur në datën 18.04.1999, te vendi i njohur si ‘Guri i Gradinës’. Para plagosjes, Arben Krasniqi ishte në distancë 10 metra me armikun dhe në momentin kur u plagos, ai kishte marrë plagë të rënda në trup, në fyt, kraharor dhe në dy këmbët, duke qenë kështu në rrezik të madh për jetë. Arbeni bashkë me luftëtarët tjerë kishin pas vete afër 80 mijë banorë civilë, duke u përballur me armikun, të cilët iu ishin vërsulur Bjeshkëve të Berishës, mirëpo, falë intervenimit të shpejtë të djemve dhe vajzave të cilët ishin pjesë të UÇK-së, forcat serbe nuk arritën në synimin e tyre, që të depërtonin deri te popullata civile. Madje, ushtarët e UÇK-së të kësaj zone, ishin ata që nuk e lejuan kriminelin serb, Vojsllav Sheshel që të pijë kafe në këto bjeshkë, pasi, ai kishte thënë se brenda 24 orëve, do pinte kafe në atë vend. Ditën kur u zhvillua beteja në këtë zonë, pra, me 18 prill 1999, ku mbeti i plagosur rëndë Arbeni, aty humbën jetën edhe 5 ushtarë, siç ishin Halim Bajraktari, Ramadan Bytyqi, Islam Kastrati, Mentor Morina dhe Mentor Gashi. Plagët e rënda të Arbenit, i shëruan doktor Fadil Beka dhe ekipi i tij. Beteja te ‘Guri i Gradinës’ ishte një vulë tjetër e dëshirës së flakët për liri, të cilën e dhanë Arbeni me shokë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …