Dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mendohet se nga 1 janari i vitit 2024, me pasaportën e Kosovës do të mund të udhëtoni në vendet e Evropës. Por, pavarësisht kësaj, ky nuk do të jetë fundi për mbushjen e aplikacioneve për pagesa. Kërkesat për hyrje në Bashkimin Evropian janë duke ndryshuar dhe sistemi ETIAS do t’iu duhet qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të mund të hynë në vendet e BE-së. ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, pra nuk është vizë, por do të kërkohet si dokument për të udhëtuar. Qytetarët e Kosovës duhet të aplikojnë për ETIAS nga viti 2024 dhe kjo është e detyrueshme për hyrje në BE.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …