leoni

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Edward Josef: Marrëveshja e arritur mes Kosovës e Serbisë në Ohër nuk po trajtohet seriozisht nga Amerika dhe BE-ja

Eksperti amerikan, Edward Xhozef, konsideron se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër nuk po trajtohet seriozisht nga Amerika dhe BE-ja. Ai  thotë se BE nuk e ka krijuar ende Komitetin e Përbashkët të Monitorimit, për të mbikëqyrur zbatimin e dispozitave të pajtuara në Ohër. Sot bëhet një muaj që kur Aneksi i Zbatimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u miratua në Ohër më 18 mars. Tashmë ka kaluar afati për të krijuar Komitetin e Përbashkët të Monitorimit, “të kryesuar nga BE-ja”, për të “mbikëqyrur” zbatimin e “të gjitha dispozitave”. A është ngritur KPM- ja pyetur z. Eduard? Nëse po, BE-ja duhet ta shpallë këtë. Nëse jo, BE-ja duhet ta shpallë këtë. BE – dhe SHBA – duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen që hartuan dhe imponuan. Kredibiliteti, Amerikë BE është gjithashtu në linjë, së bashku me atë të palëve. Afatet dhe formalitetet kanë rëndësi, ka saktësuar në një postim të tij, eksperti  i mirënjohur amerikan, Edward Josef.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …