Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, gjatë luftës, me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë. Ai deri tani iu ka përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë dhe avokates së viktimave, ndërsa tani po iu përgjigjet edhe avokatëve të krerëve të luftës. Tri ditë më parë dëshmitari i mbrojtur ka folur për aktivitetin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga fillimi, por thotë se ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dje gjatë pjesës së hapur për publikun ka treguar për organizimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë viteve 90-të, të fokusuara në organizimin e LDK-së në komunën e Malishevës. Dëshmitari gjithashtu është pyetur nga prokurori për daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dëshmitari ka pranuar se ka qenë i pranishëm në atë ngjarje bashkë me anëtarë të tjerë të LDK-së, por i ngatërron datat dhe emrat e caktuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit
Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …