leoni

Ministri rus S. Lavrov

Sergej Lavrov: Situata në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes parimeve të OKB-së dhe të drejtës së Kombeve për Vetëvendosje

Ministri i Jashtëm i Rusisë,  Sergej Lavrov, është cituar të ketë deklaruar se situatën në Ukrainë dhe në të gjitha konfliktet e në botë, duhet ta zgjidhim  përmes parimeve të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për barazinë sovrane të shteteve dhe mbi parimin e këndvështrimit dhe mbi çështjet e sigurisë. Deklarata e ministrit rus, Sergej Lavrov,  u publikua nga Karakasi i Venezuelës, në Amerikën latine,  ku diplomati rus  zhvilloi një takim  me ministrin e Jashtëm  të këtij shteti, Ivan Gil. Detyra jonë është të sigurojmë që Karta e Kombeve të Bashkuara të zbatohet në tërësinë e saj dhe që e drejta për vetëvendosje të mos cenohet kur i leverdis Perëndimit, saktësoi  Sergei Lavrov me këtë rast. Rusia ka pushtuar një pjesë të Ukrainës në rajonin e Donjetskit, kur jeton me shumicë popullata ruse dhe atë pjesë po e mbanë të aneksuar, ashtu sikur edhe gadishullin e Krimesë, që dikur ishte pjesë e Rusisë, por në kohën e Bashkimit Sovjetik, iu dha Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …