Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar lidhur me lajmin se shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për ta informuar për gjyqtarët e Kushtetueses se gjoja po përfshihen në krim. Sipas Hasanit, nëse shefi i AKI-së ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë vepër penale të abuzimit të detyrës zyrtare. AKI-ja, nuk e ka asnjë autorizim dhe asnjë pikë bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese. AKI mund ta vizitojë Gjykatën Kushtetuese vetëm nëse ka ndonjë raport personal. Gjykata Kushtetuese nuk e ka mandat luftimin e krimit, prandaj AKI-ja nuk merr leje nga ky institucion për zhvillim të hetimeve qoftë brenda institucionit të gjykatës. Nëse AKI-ja ka informata se kushdo qoftë, nga vozitësi deri të shefi i Gjykatës Kushtetuese janë të involvuar në aktivitete që rrezikojnë sigurinë e shtetit, ai ose ajo mund t’i raportojë dhe i dërgon pjesën jo penale shefit të shtetit dhe Prokurorisë. Asnjëherë nuk guxon dhe nuk ka të drejtë ta lajmërojë dhe t’i thotë kryetares së Gjykatës me supozim se aty fshihet një terrorist, sepse nuk është mandat i Gjykatës Kushtetuese ta luftojë krimin, ka saktësuar, Enver Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …