Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se vendi udhëhiqet nga një shumicë tejet e papërgjegjshme që nuk arrin t’i ketë 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi ende pika të papërfunduara të agjendës së viti 2022. Kjo mënyrë e papërgjegjshme e drejtimit të këtij Kuvendi nga kjo mazhorancë duhet ta ketë një fund. Nuk mund të vazhdojë më kështu”, ka thënë Tahiri duke konsideruar se ekziston një kaos parlamentar. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit. Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat. Kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar, tha Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …