Bien për 13% dëmet pa sigurim

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë rënë për 13 % kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në Fondin e Kompensimit, pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë tremujorit të parë të vitit të kaluar kanë qenë gjithsejtë 505 kërkesa për kompensim në Fondin e Kompensimit, derisa gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri i kërkesave për kompensim është 439.

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, respektivisht janar dhe shkurt shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve është rritur për 82 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë shitur 68,065 polica për sigurimin e sëmundjeve, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shitur 37,377 polica për sigurimin e sëmundjeve, e ku shihet një rritje prej 82 %.

Fushatat e shumta vetëdijsuese të organizuara nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), por edhe angazhimi maksimal i Policisë së Kosovës, tashmë kanë filluar të japin edhe rezultate konkrete në uljen e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në vend. Në raport me vitet paraprake sivjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti vërehet një rënie e dukshme e kërkesave për kompensim të dëmeve në Fondin e Kompensimit, pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë rënë për 13 % kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në Fondin e Kompensimit, pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 kanë qenë gjithsej 505 kërkesa për kompensim në Fondin e Kompensimin, derisa gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri i kërkesave për kompensim është 439. Në anën tjetër përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit thonë se viteve të fundit pa pasur fushata të mëdha sensibilizuese ku përmes tyre është arritur të ndalet trendi në rritje si ishte më parë i aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara në vend.

MAZREKU: SYNOJMË TA ULIM NË ZERO NUMRIN E AUTOMJETEVE TË PAREGJISTRUARA

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit thotë se gjatë muajve në vijim kanë për qëllim uljen në zero të automjeteve të paregjistruara në vend. “ Nëse Bazohemi në statistika shihet se kërkesat për kompensim të dëmeve janë më të vogla për 13 %, kjo tregon më automatizëm që ka më pak automjete pa sigurim nëpër rrugët e Kosovës. Së bashku me organet policore ne do të punojnë që numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë të jetë zero, pra të mos ketë më aksidente të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara siç ndodh tash”, ka thënë drejtori Mazreku. Më tutje sipas Mazrekut përpos që numri i automjeteve të paregjistruara në masë të madhe rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që sipas tij automjetet e paregjistruara janë edhe të pakontrolluara teknikisht, njëkohësisht ato shkaktojnë edhe dëme të mëdha financiare për kompanitë e sigurimeve të cilat në bazë të ligjit duhet të mbushin me para Fondin e Kompensimit. Në anën tjetër siç ka raportuar Front Online, referuar të dhënave nga Polica e Kosovës shihet se gjatë periudhës janar-mars 2023 janë shqiptuar 3,576 tiketa ndaj shofereve që janë hasur në komunikacion pa policë sigurimi, pra me afat të skaduar të regjistrimit.

“Nëse Bazohemi në statistika shihet se kërkesat për kompensim të dëmeve janë më të vogla për 13 %, kjo tregon më automatizëm që ka më pak automjete pa sigurim nëpër rrugët e Kosovës. Së bashku me organet policore ne do të punojnë që numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë të jetë zero, pra të mos ketë më aksidente të shkaktuara nga automjetet e paregjistruara siç ndodh tash”, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku./ISIGURIME.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …