Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Partia e Lirisë i dha Sali Berishës postin drejtues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por nuk e pranon Komisioni i Ankimimeve

Partia e Lirisë u tregua bujare me Sali Berishën, duke i dhënë postin drejtues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletët e votimit, por kërkesa u rrëzua nga KQZ. Në shkresën dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thuhej se kryetari i koalicionit është Sali Berisha. Por, pas shqyrtimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, kërkesa e PL-së nuk u pranua dhe si drejtues i koalicionit u njoh Ilir Meta. Pasi humbi të drejtën për të përdorur logon e partisë Demokratike, Sali Berisha vendosi që të hyjë në zgjedhje, duke krijuar koalicion me Partinë e Lirisë, të drejtuar nga Ilir Meta. Por, emri i këtij të fundit nuk është në fletën e votimit për këshillat bashkiakë, si drejtues i partisë. Partia Demokratike, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin e Ilirjan Celibashit, për të lënë bosh vendin ku duhet të ishte drejtuesi i këtij koalicioni në fletën e votimit për zgjedhjet lokale. Këtë pasdite, teksa po shqyrtohej ankimimi në mbledhjen e Komisionit e Ankimimeve dhe Sanksioneve, në KQZ mbërriti shkresa e PL-së, që thoshte se drejtuesi i koalicionit është Berisha. Shkresa, me vulë ende të njomë, mbante firmën e përfaqësuesit ligjor të koalicionit, Endrit Braimllari. Pas shqyrtimit, Komisioni i Ankesave  rrëzoi kërkesën e Partisë së Lirisë dhe pranoi pjesërisht kërkesën e PD-së, pasi si drejtues të koalicionit, njeh kryetarin e partisë që udhëheq këtë koalicion, Ilir Metën. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …