Në Suharekë u mbajt pjesa e parë e testit “Matura shtetërore 2016”

Edhe në Komunën e Suharekës, është mbajtur testi “Matura shtetërore 2016”. Numri i atyre që kanë marrë pjesë sivjet ka qenë 1.072 maturantë  ( gjimnazi, shkolla teknike dhe shkolla profesionale) të cilët në afatin e qershorit iu kanë nënshtruar testit  në afatin e qershorit, pjesën e parë. Testi është mbajtur, në 5 objekte shkollore përkatësisht në 10 qendra te testimit ndërsa pjesa e dytë organizohet po ashtu në të njëjtat objekte dhe qendra testimi më 18.06.2016.

Administruesit e testit kanë qenë mësimdhënësit nga komuna e Klinës  ndërsa mbikëqyrësit kanë qenë nga komuna e Podujevës.

Gjatë testimit kanë asistuar edhe monitorues  të caktuar nga MASHT përkatësisht nga Këshilli rinor, Këshilli i prindërve, Rjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese ( BIRN),  ekipet nga policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore nga QKMF.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …