Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se arrestimi i krye-shefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që kanë thënë për muaj të tërë se qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor. Kryeministri Kurti duhet të deklarohet menjëherë për arrestimin e mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse tani e ka momentin të flasë për bojlerë e filterë, që pretendonte se i kupton mirë e që po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij. Memli Krasniqi ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë, lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …