Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është arrestuar Nagip Krasniqi,  krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale. Me urdhër të prokurorit, z.  Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj prokurorie. Policia e Kosovës, ka arrestuar Nagip Krasniqin  për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  dhe veprën penale “Konflikti i interesit”.  Po ashtu, Njësia e Veçantë e Hetimeve ka  bastisur zyrën e të pandehurit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.  Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …