leoni

DKA në Skenderaj së bashku me USAID-in kanë shpërndarë laptopë dhe projektorë në disa shkolla

Drejtoria Komunale e Arsimit së bashku me përfaqësuesit e organizatës USAID – Projekti Up To Youth, kanë shpërndarë laptopë dhe projektorë në disa shkolla të komunës së Skenderajt. Këto pajisje janë shpërndarë në : Shfmu “Skënder Skënderi” Vajnikë, Shfmu “Migjeni” Kllodernicë, Shfmu “Abedin Rexha” Burojë dhe Shfmu ” Fehmi Rama” Likoc. Këta laptopë dhe projektorë do t’i ndihmojnë nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave në realizimin e mësimnxënies dhe mësimdhënies sa më efektive. Furnizimi me këto pajisje ishte iniciativë e të rinjve të grupmoshës 18/24, të udhëhequr nga Elona Shala, sipas kërkesës nga DKA.

 

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …