Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, tha në një intervistë për Euronews Albania se armatosja e Gjermanisë dhe deklaratat e Scholz tregojnë se shumë vende skeptike, përfshirë këtu dhe Gjermaninë, kanë filluar të rishikojnë strategjitë për sigurinë e tyre pas fillimit të agresionit rus, në Ukrainë. Ai komentoi se Putin kishte tre synime, nga ku nuk arriti asnjë, duke nisur me gjunjëzimin e qeverisë demokratike të Kievit, pushtimin e Ukrainës dhe përçarjen e Aleancës. Aleanca tani është më e fortë se kurrë, më e bashkuar dhe më e zgjeruar. Jam i sigurt dhe më vjen shumë keq që koston më të madhe po e paguan populli ukrainas, forcat e armatosura të Ukrainës. Në realitet, Ukraina sot po bën luftën tonë, aleanca po e ndihmon me armatim, me financa, me çfarë mundet, gjithë bota demokratike, por koston në jetë njerëzore, në gjak dhe në sakrifica po e bën populli ukrainas, forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura të saj,” – u shpreh Kollçaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …