KPF në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunal dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i raportit financiar tremujor janar – mars 2023;

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Projekt-Rregullores për Përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar në Komunën e Skenderajt;

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Planit Lokal të Veprimit për Punësim të të Rinjve 2023-2025;

– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e Personave të Huaj 2023-2025;

– Propozim-vendim për rishqyrtim të Planit të Mobilitetit Urban;

– Propozim-vendim për zëvendësim të anëtares së KPF-së

– Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare për shoqatën e personave me aftësi të kufizuara “Handikos”.

Pas diskutimeve gjatë mbledhjes, KPF i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e pikave të rendit të ditës, në seancën e ardhshme që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …