Arben Gashi

Arben Gashi: Përzierja në sistemin e drejtësisë është puç institucional dhe atë e paralajmëroi sot kryeministri, Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për sulmin që ua bëri organeve të drejtësisë, e në veçanti kryeprokurorit, Blerim Isufaj. Ai saktësoi se kryeministrit Kurti  sulmoi drejtësinë dhe po përpiqet ta uzurpojë  sistemin prokurorial e gjyqësor të vendit. Në qeverisjen e Albin Kurtit janë emëruar 100 gjyqtarë e 29 prokurorë. Pasi që kryeministri e pa që nuk jemi këtu e filloi një monolog mashtrimi, edhe pse me votë e refuzoi debatin. Kryeministrit po ja them disa fakte, e para prokuroria nuk mundet me ngritë akuza në bazë të AKI-së, sa për kapjen e sistemit të drejtësisë, nga rreth 450 gjyqtarë në qeverisjen tuaj janë emëruar 100 gjyqtarë, 23 janë emëruar në janar, 29 në prill, 48 gjyqtarë në korrik, prej rreth 210 prokurorëve janë emëruar në qeverisjen tuaj 29 prokurorë, më shumë se asnjëherë për një kohë kaq të shkurtë. Drejtësia është sistem i pavarur dhe nëse përzihet politika bëhet puç institucional dhe atë e paralajmërove ti sot këtu i ka thënë Albin Kurtit, deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …