Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për arrestimin e djeshëm të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, rast për të cilin ka thënë se tashmë me të është duke u marrë drejtësia. Kurti ka kritikuar prokurorinë që në të kaluarën s’është marrë me rastet e keqpërdorimit, por se tani sipas tij qenka bërë më e zellshme. Kjo çështje ka fakte dhe ne urojmë e shpresojmë që të merren me profesionalizëm dhe përpikëri. Është fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e tij, ky është fakt i opozitës dhe jo i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK dhe keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë s’janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë. Kurti tha se ka pasë të deponuara me dhjetëra fakte dëshmi, materiale për keqpërdorime që janë gjetur. Nuk kam dyshime në Prokurorinë e shtetit dhe atë sa më lart aq më shumë ekziston një disponim dhe kjo lidhet me figurën e Blerim Isufajt. Ai është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e kategorizoi në vetëvrasje. Vetëvrasjen e Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Bëhet fjalë për një prokuror që asnjë rast s’e ka të fituar në gjykatë. Dhe pikërisht ky prokuror do që të bëhet kryeprokuror kundër vullnetit të presidentes, krykuvendarit e kryeministrit, ka thënë Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …