Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar gjykimi në lëndën e pretenduar penale, kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi në lëndën e pretenduar penale kundër krerëve të UÇK-së. Sot do të jetë seanca e fundit për këtë javë. Para trupit gjykues po dëshmon dëshmitari i dytë i Prokurorisë në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Seanca e djeshme, në kohën më të gjatë   ishte e mbyllur për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar. Ndërkohë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka paraqitur  dy prova të reja. Ai paraqiti një video, të cilën ia ka  treguar dëshmitarit gjatë seancës private, si dhe dy paragrafë të lexuar nga letra e komandantit, Crossland, lidhur me situatën asokohe  në Rahovec. Dëshminë e tij, dëshmitar  i mbrojtur do ta vazhdojë edhe sot. Në rastin e pretenduar penal kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në javën e kaluar filloi procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, me dëgjimin e dëshmitarëve. Gjykimi pritet të zgjasë me vite pasi Prokuroria ka paraqitur një listë me qindra dëshmitarë, kryesisht të mbrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …